YouTube-ri britanik Teddy Grey ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave dhe kjo nuk i ka shpëtuar kërcimtares së twerkut Serena Sulës. Kjo e fundit ka pëlqyer një nga postimet e Teddy-t në rrjetet sociale, gjë e cila është postuar nga vetë ai Instastory.

“Nuk do të zgjasje as 10 minuta me mua”, shkruan ai krahas fotos së publikuar.

Nuk ka munguar as reagimi i Serenës, e cila e ka ripostuar “story”-n e tij, shoqëruar me disa emoji. “Takohemi së shpejti” ka qenë përgjigja e “YouTuber”-it britanik.

E kontaktuar nga “Panorama Plus”, Serena Sula ka pranuar bisedën me Teddy-n, duke u shprehur se shumë shpejt do të takohen së bashku. Ajo synon famën ndërkombëtare dhe i ka premtuar Teddy-t se do t'i dërgojë video duke bërë twerk.

“Kemi folur në privat dhe më ka thënë që unë jam shumë e suksesshme, si dhe i pëlqej. Së shpejti do të vijë në Shqipëri dhe e kemi lënë të takohemi nga afër. Për t’u prezantuar njëherë. Më kërkoi një video nudo duke bërë twerk. E dinte që unë isha ‘mbretëresha e twerk’. Unë synoj famën ndërkombëtare, ndaj edhe do t’i dërgoj një video timen, por jo nudo. Diçka sensuale, por jo nudo”, shprehet Serena, duke premtuar shumë surpriza në të ardhmen në lidhje me Teddy-n.
Serena ka zbuluar gjithashtu edhe mesazhet private që ka shkëmbyer me YouTube-rin:
Teddy: Mbretëresha e Twerkut? Është nder të takohemi lartësia juaj!
(Serena i dërgon foto)
Teddy: Woah. Do bëj një video në Youtube ku reagoj për videoklipin tënd.
Serena: Faleminderit shumë
Më pas Teddy i dërgon lajmet që janë shkruar për ta ndërsa Serena i premton që do i çojë video twerku.



