Nga Shqipëria / E Diel 24 Korrik 2022, 18:06

Noizy, Luana Vjollca, Elvana e shumë të tjerë, emrat që do të marrin pjesë te 'Big Brother VIP Kosova'

Së shpejti në ekran do të fillojë “Big Brother VIP Kosova” nën drejtimin e Alaudin Hamitit. Sipas “Panorama Plus”, personazhe të njohur si Elvana Gjata, Noizy dhe Luana Vjollca do të jenë pjesë e këtij reality show.

Të tjerë emra të përfolur janë Alban Ramosaj, Duda Balaj, Vildane Zeneli, Shkurte Gashi, Don Xhon, Adrola Dushi, Capital T dhe shumë emra të njohur.

Pjesëmarrja e tyre në këtë spektakël do të jetë në periudha të caktuara, disa prej tyre do të qëndrojnë në shtëpinë e famshme për disa javë e disa më shumë. Çmimi që ato do të paguhen varion nga 5 mijë deri në 10 mijë euro, varësisht nga qëndrimi brenda, ndërsa banori që do të shpallet fitues nga Big Brother VIP Kosova, do të marrë plot 200 mijë euro.