Si gjithë qytetet e tjera edhe Bashkia e Kavajës ka zbukuruar ambientin për festat e fundvitit. Por mesa duket u ka shpëtuar një detaj i cili ka shkaktuar shumë humor në rrjetet sociale.

Në pankartën e madhe në hyrje të qytetit ata kanë bërë një gabim kur kanë shkruar urimin. “Bashkia Kavajë ju uron Gëzuar Krishlindjet” shkruhet në urim por fjala Krishlindje është pa shkronjën “t”.

Ky gabim mesa duket nuk është vënë re nga zyrtarët e bashkisë të cilët pasi e kanë vendosur nuk kanë marrë mundimin më ta korrigjojnë, duke e lënë urimin në atë mënyrë.


