Fifi ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në "A live night" ku mes të tjerash u ndal dhe te eksperienca e saj në "Big Brother VIP". Fifi tregoi se u bë pjesë e reality show-t sepse që prej dy vitesh po kërkonte një eksperiencë të re në jetë.

Ajo shtoi se pandemia ia kishte shkatërruar të gjithë energjinë e pastër, e prandaj donte të shijonte diçka ndryshe.

“Në BBV kam hyrë për dy arsye. Kisha dy vite që kërkoja një eksperiencë të re në jetë.Doja realisht me shiju diçka ndryshe pas pandemisë që më shkatërroi komplet energjinë e pastër që kisha. Përveç pjesës që ne artistët ramë përtokë nga ana financiare, i vetmi vend ku mund të investonim ishte “YouTube”, nëse kishe lek të ndara për të investuar në rregull. Fatmirësisht unë kam pasur dhe kam punuar. Kur më erdhi oferta për në BBV, në fillim isha me një “Jo”. Pastaj mendova se kam vite të tëra që po e kërkoj këtë eksperiencë”, u shpreh ajo.





