Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Korrik 2022, 21:09

E quajti materialiste, Mikela reagon pas deklaratës së Erionit: Gënjeu, në bisedat e fundit...

Ish-konkurrentja e "Për’puthen", Mikela Pupa ka folur në një intervistë për "Prive" ku ka sqaruar se nuk janë zënë aq shumë sa ka thënë Erioni nëpër intervista.

“Erioni nuk tha shumë gjëra por nuk gënjeu. Nuk u zumë aq shumë sa tha ai. Gënjeu në fakt për bisedat e fundit sepse nuk kam bërtitur. Nuk jam në një lidhje për momentin”, tha Mikela.

Në një status të para disa ditëve, Erioni e quante Mikelën “gold digger”(materialiste).

“Njerëzit po zemërohem sepse unë zgjedh një romancë mbi një romancë tjetër. Unë do e ndjekë princeshën time deri në fund sepse ia vlen. Të paktën nuk po ndjek gold digger”, shkruante ai. 

Ndërsa gjatë një interviste për “Prive” ish-konkurrenti i Për’puthen tha se një nga arsyet kryesore që çoi në ftohjen e raportit të tij me Mikelën ishte distanca, pasi ai jeton në Kosovë ndërsa ajo në Shqipëri.