Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Korrik 2022, 21:09

'Dancing With The Stars' vs 'Dance With Me'/ Alketa Vejsiu flet mbi rivalitetin: S’ka konkurrencë

Në sezonin e ri televiziv, pritet të rikthehen “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”, duke vënë përballë dy televizionet Top Channel dhe TV Klan.

E pyetur nga gazetari i Prive në lidhje me ethet e konkurrencës, Alketa Vejsiu u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy dhe nuk ndjen konkurrencë.

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurrencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën", u shpreh Vejsiu.