Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Korrik 2022, 15:03

Loredana flet hapur: Dua të martohem prapë, kam qejf të...

Loredana dha së fundmi një intervistë për "Prive" ku sqaroi një herë e mirë raportin me Noizyn, teksa u shpreh se mes tyre ka vetëm një miqësi shumë të mirë. Këngëtarja u ndal gjithashtu te jeta e saj private, duke thënë se nuk e ka gjetur ende dashurinë.

Megjithatë, Loredana shprehu dëshirën për t'u martuar e për të pasur sërish fëmijë.

“Kam kohë për gjithçka. Unë jam e hapur për një dashuri të re, kam qejf të martohem prapë, të bëj fëmijë prapë”, është shprehur reperja.