Rudina Magjistari ka dhënë së fundmi një intervistë për Prive, ku si rrallëherë ka folur për jetën e saj private (Lexo këtu), por dhe për atë profesionale.

Moderatorja është pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga puna e saj dhe pa u menduar aspak, ajo ka treguar se kjo i ka ndodhur nga stresi dhe lodhja e programit.

“Patjetër që ka! Do të ishte gënjeshtër nëse do thoja jo. Ka lodhje, ka stres lloji i programit që bëj unë që është i përditshëm edhe me shumë të ftuar. Kohë pas kohe të bëhet stil jetese, të bëhet e përditshme”, është shprehur Rudina.



