Tashmë është bërë e ditur se Zajmina është në pritje të fëmijës së parë dhe që në momentin që ky lajm u përhap të gjithë kanë shkruar për shtatzëninë e këngëtares, e madje kanë aluduar dhe për gjininë e bebes.

Ditën e djeshme Zajmina ka bërë edhe baby shower-in e fëmijës , që është një festë që bëhet zakonisht përpara se fëmija të lind. Në këtë festë madhështore ajo ka zbuluar edhe gjininë e bebit, por edhe emrin e tij.

Ambienti ishte i gjithi i zbukuruar me rozë dhe binte në sy një karrocë që brenda kishte një tortë me emrin Khloe, emer që mesa duket Zajmina dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur të quajnë vajzën që presin.

Një detaj tjetër që ra në sy ishte edhe një fustan bebesh i vendosur në mes të pjatave ku shkruante: "Faleminderit që na mbushni me dhurata dhe dashuri për ardhjen në jetë të vajzës sonë Khloe!"




