Nga Shqipëria / E Premte 22 Korrik 2022, 16:04

Kida kapet mat në pushime me të dashurin nga Dubai

Kida kohët e fundit është përfolur për një lidhje dashurie me një moshatar të saj që jeton në Dubai. Dhe pushimet e kësaj vere e kanë nxjerr zbuluar çiftin.

Këngëtarja është fotografuar duke shijuar pushimet në Ulqin bashkë me Ajbin, djalin që i ka vjedhur zemrën.

Në fotot e siguruara nga "zëri.info" shihet se partneri i Kidës është një djalë shumë simpatik. 

Po të hedhim një sy në profilin e Kidës në Instagram, do të vëmë re se vizitat e saj në Dubai kanë qenë të shpeshta kohët e fundit meqënëse aty është dhe destinacioni ku ndodhet partneri i saj.