Ditën e djeshme Ledri dhe Ylli Limani publikuan bashkëpunimin e tyre të parë muzikor. Kënga titullohet "Tonat" dhe është pritur shumë mirë nga publiku.
Ndonëse nuk janë bërë ende 24 orë nga publikimi, "Tonat" ka kaluar mbi 1 milion klikime në Youtube.
Kujtojmë se Ylli paralajmëroi këtë bashkëpunim muzikor në ditëlindjen e Ledrit dhe që nga ai moment fansat mezi po e prisnin.
