Nga Shqipëria / E Martë 19 Dhjetor 2017, 14:02

Arrestohet babi i Stresit, por ja çfarë bënë reperi në polici

Ditën e djeshme në protestën e realizuar nga opozita janë arrestuar disa persona të cilët janë shoqëruar në polici, midis tyre edhe babai i Stresit, Sali Lusha, i cili njihet si një nga simpatizantët e Partisë Demokratike.

Menjëherë sapo reperi e mori vesh lajmin e arrestimit të të atit ka shkuar në Drejtorin e Policisë, ku i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij. Të gjithë prisnin që ai të ishte i revoltuar  dhe të bënte ndonjë veprim rebel, por përkundrazi Stresi ka shfaqur një edukatë shumë qytetare.

“Babain tim e kanë shoqëruar vetëm e vetëm se ka marrë pjesë në një protestë të ligjshme. Po na sulmojnë politikisht, pasi ai nuk ka bërë asgjë. Ai ishte në një protestë të ligjshme, ku duhet të marrin pjesë i gjithë qytetarët për të mbrojtur të drejtën e tyre. Jam këtu me vëllanë dhe po presim ti lirojnë, ndërkohë që ju bëj thirrje të qëndrojnë fort...”, është shprehur Stresi për Neës 24.