Ori Nebijaj ka festuar ditëlindjen e saj të 36 e ka marrë urime të shumta nga miq e kolegë. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e një urimi nga Isli Islami.

Kaq është dashur të përflitet se marrëdhëniet mes një nga dysheve më të diskutuar të televizionit, nuk janë më njësoj. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Isli ta ketë uruar privatisht Orin duke shmangur urimet publike të Instagramit.

Thuhet se në sezonin e ardhshëm Islin dhe Orin nuk do t'i shohim më në "Wake up". Dy moderatorët do të angazhohen në programe të tjera të Top Channelit. Përflitet se Orin do ta shohim të prezantojë “Përputhen” ndërsa Isli do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room” krah Bora Zemanit.




