Nga Shqipëria / E Martë 19 Dhjetor 2017, 14:02

Luiz Ejlli tregon për herë të parë të vërtetën, pse u nda nga vajza e Jozefina Topallit

Luiz Ejlli ka qenë një ndër këngëtaret më të njohur dikur në Shqipëri, por këtë vit  ishte në qendër të vëmendjes mediatike për ndarjen tij nga vajza e Jozefina Topallit, Megin, me të cilin ai ka pasur një  lidhje për disa vite. Para disa kohësh nisën thashethemet se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes së tyre pasi nuk ishin parë më bashkë, dhe në rrjetet sociale ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Ditën e djeshme Luizi ishe i ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ ku veç të tjerash ai është pyetur edhe për jetën e tij personale.

Ai sqaroi të gjithë se me Megi Topallin nuk ishin të fejuar por thjesht të lidhur  dhe se lidhja e tyre ishte e destinuar të përfundonte.

"E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet...", u shpreh këngëtari.

Veç të tjerash ai gjithashtu tha se për të dhe familjen e saj do të ketë gjithmonë respekt.

"Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë", përfundoi Ejlli.