Nga Shqipëria / E Enjte 21 Korrik 2022, 16:04

Si rrallëherë, Zaimina flet për bashkëshortin: E njoha 17 vjeçe

Zaimina Vasjari si rrallëherë ka folur për lidhjen e saj dhe kohën kur është njohur me bashkëshortin, Klodianin. E ftuar në "Goca dhe gra", ajo ka treguar se me partnerin është njohur që në moshën 17-vjeçare, ndërsa të konsoliduar e kanë bërë lidhjen para pesë vitesh.

Zajmina Vasjari: Unë Klodin e kam njohur 17-vjeçe dhe sot jam 35-vjeçe. Megjithatë si marrëdhënie e konsoliduar dhe familjare jemi pesë vite. Para katër orësh më dërgoi një foto propozimi ku mashkulli nuk i thotë a do të martohesh me mua, por “a do ma nxish jetën mua”. Nxirje jete por dashuri shumë e madhe. Vajzat me njëra tjetrën janë shumë të lidhura. Nuk e përfshij pjesën e djalit se është shumë i vogël.