Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Korrik 2022, 19:07

Vetëm 24 vjeç, nusja vritet në ditën e dasmës nga kushëriri i dhëndrit

Një nuse ka humbur jetën në dasmën e saj pasi u qëllua në kokë nga një plumb qorr. Mahvash Leghaei, 24 vjeç, po martohej në Firuzabad, Iran dhe arma mendohet të jetë shkrepur nga kushëriri i dhëndrit.

36-vjeçari u largua nga vendngjarja duke marrë dhe pushkën me vete, por u arrestua më vonë.

“Autoritetet zbuluan se dikush kishte qëlluar me një armë gjuetie siç është traditë e vendasve nomadë. Fatkeqësisht, për shkak të turmës dhe humbjes së kontrollit të armës nga personi, ai qëlloi tre njerëz, duke plagosur dy dhe vrarë nusen”, u shpreh një zëdhënës i policisë.