Eni dhe Genci do të bëhen prindër për herë të parë në tetor. Muajin e ardhjes në jetë të vogëlushes e ka zbuluar vetë Eni gjatë një bisede virtuale me ndjekësit.

Këngëtarja ka treguar se e kanë vendosur tashmë emrin e vajzës, por tani për tani duan ta mbajnë sekret.

Eni tregoi që emri është shqiptar dhe është propozuar nga Genci, por është miratuar nga ajo.

Gjithashtu këngëtarja tregoi se ka filluar t'i bëjë gjërat për dhomën e bebes.







