Nga Shqipëria / E Hënë 18 Dhjetor 2017, 19:07

Zbulohet më në fund identiteti i vërtetë i të dashurit të Adelina Tahirit

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtarja Adelina Tahiri kishte pranuar propozimin për martesë nga i dashuri i saj misterioz, me të cilin ka disa kohë që është e lidhur, por identitetin ende nuk e ka zbuluar.

Por mesa duket emri i të dashurit të këngëtares është bërë i ditur. Pasi u aludua se mund të ishte biznesmeni rusë Sergei Samsonenko, lajm të cilin Adelina e përgënjeshtroi menjëherë duke komentuar se nuk ishte ai i dashuri i saj, ‘Prive’ pak më parë ka bërë të ditur se partneri i këngëtares është Serjozha Markov, i cili sipas mediave maqedonase është avokat i partisë VMRO-DPMNE në Maqedoni.

Pretendohet se ky është personi që i ka propozuar për martesë bukuroshes Tahiri, por na duhet të presim që çifti të pranoj lidhjen publikisht. Burimi: Prive.al