Ish-banorja e “Big Brother”, Fjorentina Halili dikur ka qenë një nga vajzat më të komentuara dhe ndër të rrallat që theu tabu brenda shtëpisë së famshme. Por Fjorentinën mund ta shohim në "Big Brother VIP 2".

Ajo shprehu gjatë një interviste për “Ora Verore” se nëse do të merrte një ftesë për t’u bërë pjesë e “Big Brother Vip 2” do ta pranonte direkt.
Pyetje: A do jetë Fjorentina, pjesë e Big Brother Vip?
Fjorentina: Me qejf e kam të futem. Unë jam tip që i them gjërat siç i mendoj. Do kisha dëshirë, por deri më tani nuk më është bërë ndonjë ftesë. Kur ta marrë ftesën, nuk do rezistoj të thënurit po. Sa të më shkruajnë do them po.

Fjorentina tha se nëse do ishte pjesë e këtij sezoni nuk do ia kalonte mirë me Ilir Shaqirin, ndërsa shtoi se do kishte marrëdhënie të mira me Fifin, Beniadën dhe Ariola Demirin.
Pyetje: Nga edicioni që kaloi, me kë mendon se mund të shkoje e më kë jo?
Fjorentina: Mendoj se kurrë nuk do shkoja me Ilirin, sepse kishte një mënyrë të foluri te femrat shumë të keqe, shumë të ashpër, duke ditur që ka një vajzë, grua dhe një nënë, sepse nga një femër ka lindur. Duke qenë se jam feministe i mbroj femrat. Ka shumë me ata që mund të shkoja, me Fifin sepse është si puna ime, edhe Beniada më ka pëlqyer shumë. Mendoj se edhe me Arjolën mund të shkoja.

