Nga Shqipëria / E Hënë 18 Dhjetor 2017, 18:06

Ronela u jep përgjigje të gjithë atyre që e quajtën ‘injorante’ : Fakti që nuk njoh Bukowskin nuk më bënë më pak të ditur

“Kanë humbur për të qenë pak kavalier, injorant, dhe thonë pastaj pse nuk gjen burrë, ulesh në tavolinë, flet për një libër, për një poezi, dhe përgjigjen “ku di unë nga këto”,ishte kjo një deklaratë nga ana e këngëtares së njohur Ronela Hajati që u kthye menjëherë në hit në mediat sociale.

Një video kjo që u bë virale në internet për vetë mënyrën se si ajo u shpreh që shkaktoi shumë të qeshura. Por ajo tregoi se përveç se një këngëtare e suksesshme është edhe një femër që i ka shumë qejf librat.

Por ditën e shtunë ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ ku gjatë një loje tregoi se nuk  e njihte shkrimtarin e njohur Bukowski,  gjë që shkaktoi shumë zhurmë dhe të gjithë filluan ta sulmonin dhe kritikonin.

Por përgjigja  e këngëtares nuk ka vonuar, ajo ka shpërndarë në’ Insta story’ një përgjigje për të gjithë. Ajo është shprehur se fakti se nuk njeh Bukowskin nuk e bënë atë më pak të ditur, e se madje ai nuk bënë pjesë fare në autorët e saj të preferuar.

“Po sqaroj diçka për respekt të gjithë atyre për të cilët unë këndoj. Unë nuk kam dalë kurrkund të lavdëroj veten dhe të them që unë lexoj e unë jo! Kam folur (dhe ç’desha që fola, se këtu çdo problem duhet të kapërdihet) për një problem që është i përgjithshëm. Kultura dh arsimimi po zëvendësohen dita ditës me gjëra mekanike. Se ç’bëj unë, si kërcej apo ç’budallalliqesh bëj në skenë apo në klipe, kjo s’ka të bëjë me arsimin tim që s’e njihni e as keni pse! Ama, edhe bibë të isha, në një familje profesorësh gazetarie dhe letërsie mund të kapësh diçka. Nuk kam lexuar kurrë nga Bukoëski dhe as më vjen keq se librat janë si filmat, çdo njeri ka zhanrin e vet të preferuar. Në një poezi që më duket më ka rastisur në gjimnaz, nuk më ka tërhequr dhe nuk kam vazhduar më. Me komente dhe një mllef kaq të neveritshëm që pashë, s’bëtë asgjë përveçse vërtetuat ç’kam thënë", shkruan ajo.