Nga Shqipëria / E Martë 19 Korrik 2022, 23:11

Ribashkohet çifti i njohur i showbizit

Një nga çiftet më të diskutuara të showbizit italian, Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë ribashkuar. Ata janë fotografuar shpesh bashkë, duke ndezur zërat për një rikthim, por sot Belen e ka konfirmuar duke publikuar foton e tyre të parë pas ribashkimit.

Çifti shfaqet gati për të shkëmbyer një puthje, duke emocionuar fansat dhe duke marrë qindra komente në vetëm pak minuta.

Pak muaj më parë ata u kapën nga paparacët e “Chi” bashkë në një udhëtim. Rodriguez udhëtoi në Courmayeur për një projekt dhe De Martino iu bashkua menjëherë.

Thashethemet për rikthimin e ish-çiftit nisën pasi modelja argjentinase i dha fund romancës me Antonino Spinalbese, me të cilin solli në jetë vajzën Luna Mari në maj 2021.