Nga Shqipëria / E Martë 19 Korrik 2022, 18:06

'E ftova në fejesë, kurse ajo s'më ftoi', Mihrije Braha i përgjigjet Remzije Osmani pas deklaratës që bëri bujë

Deklarata e Remzije Osmanit bëri bujë së fundmi e madje u kthye në trend në Tiktok. Këngëtarja i përgjigjej pyetjes se përse Mihrija nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit duke thënë: “Mihrija e ka fejuar djalin, por nuk më ka ftuar edhe pse e ka fejuar. Shpresoj që në dasmë ka me m’thirr se e kam ftu’ për djalin tim kur e kam martuar”.

Pasi deklarata e Remzijes bëri xhiron e rrjetit, ka ardhur përgjigja e Mihrijes.

“Remzija kur e ka fejuar djalin, s’më ka ftuar. As unë nuk e kam ftuar në fejesën e djalit tim. Remzija kur e ka martuar djalin më ka ftuar. Edhe unë kur ta martoj djalin do ta ftoj”, tha Mihrija në një intervistë të cilën e publikoi vetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mihrije Braha (@mihrijebraha)