Elon Musk po shijon pushimet në Mykonos. Jahti luksoz në të cilin po qëndron Musk thuhet se ka një vlerë prej 5 milionë eurosh. Mediat në vend raportojnë se luksi në këtë mjet lundrues mund të dallohet që nga hapësirat e jashtme.

Pronari i Teslas dhe njerëz nga kompani e tij e morën me qira jahtin në fjalë për 7,000 euro dhe vizituan ishullin e Delosit.

Duke folur për Alpha-n pronari i jahtit e përshkroi Musk si një njeri fisnik dhe të afrueshëm. Sipas Costas Fakinos, Elon Musk ishte veshur shumë thjesht,“madje nuk kishte as orë dhe të gjithë ata shkuan e vizituan ishullin e Apollo-s, dhe i lanë celularët në mjetin lundrues.




