Nga Shqipëria / E Martë 19 Korrik 2022, 16:04

Bashkëshorti është tradhtues serial, konfirmohet ndarja e modeles së njohur

Së fundmi në rrjet u përfol se Emily Ratajkowski po ndahet nga bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard, pas katër vitesh martesë. Ky lajm është konfirmuar nga një burim i afërt me modelen për "People". 

“Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendimi i Emily. Ajo po shkon mirë. Ajo është e fortë dhe e fokusuar te djali i saj. I pëlqen të jetë nënë”, ka thënë burimi, teksa ka shtuar se Emily po përgatit kërkesën për divorc.

Mendohet se arsyeja e ndarjes së dyshes të jetë tradhtia. Një burim i afërt tha për Page Six se Sebastiani, producent filmash, është një “tradhtues serial”.

Në mars 2021, ish-çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Sylvester Apollo.