Ka disa ditë që në mediat online përflitet për një ndarje mes këngëtares së njohur Tuna dhe bashkëshortit të saj Patrisit me të cilin ka edhe një djalë të vogël të quajtur Tian. Gjithçka nisi kur Tuna nuk e ndiqte më në 'Instagram' Patrisin dhe as në llogarin e djalit të tyre.

Më pas ata e kanë ngatërruar pak publikun me postimet e ndryshme, derisa sot qarkulloi lajmi se të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në adresat e tyre zyrtare.

Por për këtë çështje më në fund ka reaguar edhe Patrisi, i cili ka folur për ‘Gazetën Express’ duke mohuar të gjitha zërat.

“Unë e dua gruan time, ne jemi si asnjëherë më mirë. Nuk dua të deklarohem ekskluzivisht për asnjë medium. Gjithë të mirat Patris Berisha (burri i përjetshëm i Tunës).”-është shprehur Patris Berisha në një prononcim për “Gazeta Express”.



