Ditën e sotme janë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në Bruksel po mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ku kryeministri Edi Rama ka dhënë fjalim. Ai është shprehur se për herë të parë në histori shqiptarët kanë rëndë dakord për një gjë përtej kufijve politikë. Reforma në Drejtësi është përshëndetur dhe mbështetur nga të gjithë shqiptarët.
"Unë i bëra falenderimet në mëngjes dhe këtu kishte mbetur vetëm falenderimi për ju. Kjo konferencë shtypi është e një natyre tjetër. Sot flet fakti që negociatat për anëtarësim janë çelur zyrtarisht dhe që puna me negociatat konkretisht fillon pasdite. Kërkesa për të hapur procese dhe për të ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të cilët janë përjashtuar nga vetingu, është një kërkesë e kahershme e BE-së. është një kërkesë e natyrshme që në këtë rast është në sinkron të plotë me kërkesën të gjithë popullit shqiptar që e mbështeti fuqimisht reformën në drejtësi. Një nga moment e rralla në histori kur shqiptarët i kapërcyen kufijtë e partive dhe mbështetën Reformën në Drejtësi dhe vettingun. Kërkuan që përmes vettingut të shkonin para drejtësië të gjithë ata që të drejtën e kishin nxjerrë në Pazar ku shitej dhe blihej. Negociatat janë në vetvete një instrument transformimi. Arsyeja që i kemi kërkuar me ka ngulm ka të bëjë me objektivin për të shkuar në anëtarësim të plotë por edhe me faktin që janë një transformim dije i pazëvendësueshëm", ka thënë ai.
