Nga Shqipëria / E Martë 19 Korrik 2022, 11:11

Ditë historike/ Nis rruga për në BE, hapen zyrtarisht negociatat për Shqipërinë

Dita e sotme është historike për Shqipërinë pasi mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian për të negociuar anëtarësimin e saj.

Delegacioni shqiptar, i përbërë nga 25 zyrtarë, me në krye Ramën ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Brukselit. Rama është shoqëruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ato do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të BE-së. Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese, e cila duhet të miratohet.

“Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një shtet anëtar i BE-së. Shumë i lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku!”, ka shkruar në Twitter ish-ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Rama ka dhënë dhe një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin e Maqedonisë dhe me presidenten e Komisionit Europian.(Lexo këtu)