Rozana Radi ka bërë një ndryshim në pamje duke humbur plot 10 kilogramë. Ndjekësit e kanë vënë re dhe e kanë pyetur gjatë një bisede virtuale në Instagram.

Rozana ka treguar se ka arritur të humbë 10 kilogramë për 2 muaj duke eliminuar brumërat, të skuqurat, alkoolin.

“Eliminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19:00 dhe alkoolin (por unë nuk jam alkooldashëse). Ndonjë gotë verë ose birrë tani në verë e pi në fundjavë”, ka treguar artistja.




