Nga Shqipëria / E Hënë 18 Korrik 2022, 14:02

Dalin fotot nga dasma: Jennifer Lopez me 2 fustane nusërie

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar me një ceremoni private në Las Vegas. Çifti vendosi ta organizonte dasmën në fshehtësi megjithatë sot kanë nisur të dalin dhe fotot e para.

Lopez kishte zgjedhur që në ditën e saj të rëndësishme të ndërronte 2 fustante.jëri prej fustaneve ishte me mëngë të gjata tyli dhe me supet e hapura.

Ndërsa fustani tjetër ishte më elegant dhe i mbyllur në pjesën para. Flokët diva i kishte kapur gjysmë në pjesën e sipërme dhe poshtë të lëshuara onde të mëdha. Për sa i përket makeupit, Lopez përdori nuanca të lehta me pluhur ngjyrë bronzi tek sytë dhe buzët në ngjyrë pjeshke. Ndërsa Affleck kishte veshur një kostum të bardhë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1)