Nga Shqipëria / E Diel 17 Korrik 2022, 23:11

Moderatori i Big Brother VIP Kosova zbulon ç'i tha Arbana Osmani

Në Klan Kosova do të nisë në shtator “Big Brother VIP Kosova”, një format që do të drejtohet nga Alaudin Hamiti. Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i Arbana Osmanit në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur së fundmi, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”.

Me doza humori, Alaudini tha se moderatorja i ka thënë“Edhe ju këtu?”. Moderatori më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës. Gjithashtu zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.