Flor Mumajesi do të vij së shpejti në ekranet shqiptar por jo si këngëtar por si diçka tjetër. Ai është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të suksesshëm në tregun muzikor dhe çdo këngë që nxjerr kthehet menjëherë në hit, por së shpejti bëhuni gati sepse Florin do ta shohim si moderator të një emisioni.

Lajmin e ka dhënë moderatori Aludin Hamiti i cili nëpërmjet një postimi në’ Insta story’ ka treguar se Mumajesi do të jetë prezantuesi i emisionit ‘NIN’ në Klan Kosova për natën e madhe të vitit të ri.

“Flor Mumajesi prezantues i emisionit ‘NIN’ festive”, ka shkruar Hamiti përmbi foton ku duket Flori duke bërë prova.




