Nga Shqipëria / E Diel 17 Korrik 2022, 22:10

Arilena feston ditëlindjen dhe Popi i bën urimin më emocionues: Dritë e syrit tim

Arilena Ara ka sot ditëlindjen. Këngëtarja feston 24 vjetorin. Urimin më të bukur ajo e ka marrë nga menaxheri i saj, Popi Kola.

Ai ka postuar një foto krah Arilenës dhe shkruan fjalët më emocionuese.

“Shkëlqimi i syve të tu, është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe. Gëzuar Ditëlindjen, dritë e syrit tim”, shkruan Popi.

“Dashuria e jetës sime”, i komenton Arilena.