Eva Murati është një nga prezantueset që prej vitesh ka moderuar disa nga emisionet e suksesshme në televizionet shqiptare. Ajo njihet gjithashtu edhe për lidhjen që ka me djalin e Jozefina Topalli. Një lidhje kjo që ka nisur që në bankat e shkollës dhe prandaj dhe është komentuar aq shumë menjëherë sapo Eva u bë një personazh publik.

Së fundmi moderatorja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin ‘Një kat më lartë’ me Ermal Pecin, i cili e ka pyetur Evën për lidhjen me Genar Topallin , pyetje të cilën Eva i është përgjigjur duke thënë se është abuzuar shumë me të dhe lidhjen e saj dhe shpesh i kanë përmendur emrin e Josefina Topallit për ta bërë të ndihet keq.

"Kur lidhja ime u bë publike ishim shumë të vegjël. Kjo situatë mbase më rrëshqiti nga duart. Unë mendoj se është abuzuar me mua në këtë pjesë. "Ka ende njerëz që më kanë përmendur emrin e zonjës Topalli. Kush nuk më ka ndjekur vijon ende. Unë ja kam dal vet kudo, kam punuar që 18 vjeçe, s’kam marrrë asgjë gati. Ka plot vajza në ekran që janë rastësisht aty, unë jo", shtoi moderatorja.




