Nga Shqipëria / E Diel 17 Korrik 2022, 09:09

Nga propozimi për martesë te momentet e vështira me Besin, Xhensila i thotë të gjitha

Xhensila Myrtezaj ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në "A Live Night", ku mes të tjerash foli për historinë e dashurisë me Bes Kallakun. Ajo u ndal te momenti kur aktori i propozoi për martesë, duke thënë se gjërat nuk shkuan siç donte ai.

“Për propozimin e martesës, ne ishim në Meksikë në Kankun dhe Besi kishte organizuar gjithçka buzë oqeanit. Një shtëpi me tenda, me ata mariaçët që do hynin ndërkohë që Besi do më propozonte për martesë dhe pikërisht një natë më përpara unë pash këtë skenën me një çift tjetër. I thash Besit ‘ua sa bukur Besi lum si ajo’. Ai nuk dinte ku të fuste kokën, u mërzit pak dhe tha ‘pse dreqin duhet të ndodhte kjo situatë’. Unë e kuptova që do ndodhte diçka e tillë të nesërmen. Kështu ndodhi, kur unë zbres, ai merr rrugën nga tenda dhe I them ‘do më surprizosh i thash, iku surpriza, duhet të jetë më romantik’. Besi tentoi që të më propozonte sërish se e para u dogj se nuk e pranoja se jam shumë romantike dhe doja diçka surprizë, më propozoi me fustan të bardhë ndërkohë që bënim fotot e dasmës, kështu që vetëm propozim nuk ishte. Ai e kishte marrë me kohë aprovimin", tha Xhensila.

Këngëtarja shtoi se lidhja e tyre ka pasur dhe momente të vështira, por besimi në Zot dhe në dashurinë e tyre i ka ndihmuar t'i kapërcejnë.

"Kemi kaluar shumë momente të vështira. Është jetë, çdokush i kalon. Ajo që na ka mbajtur shumë fort me njëri tjetrin ka qenë besimi në zot që na ka bashkuar edhe me besimin tonë në dashuri. E kemi gjetur gjithmonë atë rrugën për të kapërcyer çdo moment të vështirë dhe për të qenë bashkë sërish me njëri-tjetrin”, tha Xhensila në “A live night”, u shpreh ajo.