Edhe pse kanë kaluar shumë vite ‘Njerëz dhe Fate’ vazhdon ende të mbesë në memorien e Shqiptarëve dhe kjo për faktin se ka qenë realizimi i parë shqiptar me seri dhe ka pasur një shikueshmëri jashtëzakonisht të madhe, pasi trajtonte disa tema që ishin prezentë në Shqipërin e asaj kohe.

Por një lajm i mirë është dhënë sot për të gjithë adhuruesit e këtij seriali, pasi sipas aktores që ka luajtur rolin e Erës,’ Njerëz dhe Fate’ mund të vij me një sezon të dytë.

Eni Jani ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ ku dhe ka treguar lajmin e bukur.

“Ishte serial interesant sepse trajtonte tema të cilët shqiptarët po i përjetonin asokohe. Është diskutuar dhe po diskutohet për një rikthim të ‘Njerëz dhe Fate’, por ende nuk kemi një përgjigje. Gjithsesi do të ishte shumë bukur dhe kënaqësi e madhe që ajo telenovelë të vazhdonte.” është shprehur ajo.

‘Njerëz dhe Fate’ është transmetuar gjatë viteve 2002-2003 dhe ka pasur në fokus familjen shqiptare dhe tema të tjera si droga, prostitucioni etj.



