Ish-konkurrenti i "Për’puthen" Erion Kukaj ka folur për herë të parë për ndarjen nga Mikela Pupa. Gjatë një interviste për “Prive” , Erioni tha se një nga arsyet kryesore që çoi në ftohjen e raportit të tij me Mikelën ishte distanca, pasi ai jeton në Kosovë ndërsa ajo në Shqipëri.

Por Erioni zbuloi se as ai dhe as Mikela nuk e kanë pranuar asnjëehrë që janë 100% të ndarë.

“Ka pasur shumë edhe nuk është se jemi marrë me përgjigjen pasi e kemi pak të vështirë ta pranojmë diçka që është e vërtetë. Arsyeja pse u prishën marrëdhëniet, u ftohën, ishte kryesisht distanca. Ajo ishte e angazhuar më shumë në Shqipëri në pjesën jugore, unë në Kosovë. Distanca bëri të vetën. Për sa kohë ishte, ishte diçka shumë e bukur. Sa herë që pyetemi, siç ndihem unë por edhe në bazë të përgjigjeve të asaj, nuk pranojmë 100% që çdo gjë ka marrë fund. Ne nuk e shikojmë njëri-tjetrin si shokë”, tha Erioni.

“Sherre ka pasur shumë por që nuk mund të dilnim në përfundim. Edhe pse asnjëri nuk e thoshte asnjëherë fjalën e fundit, sherri e solli situatën në përfundim”, tregoi ai.

Gjithashtu ai zbuloi edhe mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me Mikelën, për të cilat tha: “Janë disa tone të ngritura lart dhe disa fjalë të thëna në nerva e sipër nga ana e të dyve.”

