Nga Shqipëria / E Premte 15 Korrik 2022, 23:11

Momenti emocionues: Bebi lëviz teksa Dojna dhe Vlashenti po flisnin për të

Dojna dhe Vlashenti po presin një djalë, ndërsa emocionet janë ndjerë edhe gjatë intervistës së sotme në "Më lër të flas". Gjatë momentit që Vlashenti po tregonte sesa e përkushtuar ka qenë Dojna në rrugëtimin e pritjes së ëmbël, papritur bebi i saj lëvizi në bark.

Të dy u emocionuan, ndërsa Dojna tregoi që Vlashenti e ka kuptuar para saj se kur ka lëvizur bebi për herë të parë në bark.

“Përgjithësisht lëviz në këtë orë. Vlashenti e ka kuptuar para meje kur ka lëvizur bebi. Realisht, përpara e ka ndjerë Vlashenti,sesa unë që e kisha në bark, nuk e di sesi ka mundësi”, tha Dojna në “Më lër të flas”.