Nga Shqipëria / E Premte 15 Korrik 2022, 22:10

'Do tregoj një gjë', Dojna zbulon hatërmbetjen me Romeon mes emisionit

Në puntatën e fundit të “Më lër të flas” ishin të ftuar Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Sapo takoi Romeon, Dojna tregoi se mes tyre ka pasur hatërmbetje, pasi Romeo nuk ka pranuar ftesën për të shkuar në emisionin e saj të FunClub për BigBrother.

Romeo tha me humor se nuk shkoi sepse në atë periudhë e kishte harruar gjuhën shqipe, por i premtoi se do shkonte vitin tjetër.

Dojna: Jemi pajtuar nga hera e fundit ne?

Romeo:Çfarë do nxjerrësh nga goja moj Dojna?

Dojna: Do tregoj një gjë unë, këtë djalin këtu kushedi sa herë e kam ftuar në FunClub, nuk e ke idenë. Nuk e di pse nuk erdhi.

Donaldi: Është njeri negativ ai. Ngaqë nuk përballonte dot debatet, se atje kishte shumë njerëz që na donin të mirën

Romeo: Donaldi ka të drejtë, por në atë atë periudhë kohe unë harrova shqipen dhe nuk doja të lija nam. Po çke se vij te dyshi unë

Dojna: Unë prapë të kam xhan