Nga Shqipëria / E Premte 15 Korrik 2022, 22:10

'Ndarjet e tua na dhembin edhe ne', Romeo i kërkon Donaldit të flasë për ndarjen

Donaldi dhe Romeo sot  mbyllin me sukses emisionin "Më lër të flas", që transmetua për 12 javë çdo të premte në Top Channel. Në puntatën e fundit Romeo dhe Donaldi kanë folur për ndarjet më të bujshme, ku ky i fundit nuk la pa përmendur ndarjen e shumëpërfolur të Ilirit dhe Sabianit. Romeo pyeti Donaldin nëse ai ka përjetuar ndonjë ndarje që i ka dhembur shumë, ndërsa Donaldi premtoi se do e fliste në sezonin e ardhshëm në tetor.

Romeo tha se ndarjet e Donaldit nuk i vuan vetëm ai, por edhe të tjerët…

Donaldi: Ndarja më e bujshme ka qenë Ilir-Sabian

Romeo: Po ti ke pasur ndonjë ndarje Donald, që të ka dhembur?

Donaldi: Jo (qesh)…

Romeo: Më fol pak për ndarjen e meqë është edhe episodi fundit

Donaldi: Do flasim sezonin e ardhshëm, ju premtoj

Romeo: Se këto ndarjet e tua të dhembin ty, na dhëmbin edhe ne, ky është problemi, kjo është diferenca

Donaldi: Do flasim sezonin e ardhshëm, se jemi përsëri në tetor.