Nga Shqipëria / E Hënë 18 Dhjetor 2017, 15:03

Ndahet Patrisi dhe Tuna? Ky veprim i fundit nga ana e çiftit konfirmon gjithçka

Tuna dhe Patrisi kanë qenë një nga çiftet që kanë krijuar më shumë lajme javët e fundit dhe kjo për faktin se është aluduar se ata të dy i kishin dhënë fund lidhjes dhe bashkëjetesës së tyre.

Këto lajme erdhën si fillim pasi Tuna vendosi të largohesh nga Kosova ku jetonte me Patrisin dhe djalin, dhe madje nuk e ndjek më atë në rrjetet sociale.

Edhe pse ata u munduan të mohonin çdo gjë duke postuar foto të ndryshme në Instagram së bashku, dyshja mesa duket i ka dhënë me të vërtet fund lidhjes së tyre.

Sipas ‘Prive’ edhe këngëtarja edhe Patrisi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.

Nuk dihet nëse kjo është një zënkë e momentit apo çifti përfundimisht i ka dhënë fund çdo gjëje.