Reperi i njohur Noizy ishte sot i ftuar në "Abc e Pasdites" ku si asnjëherë më parë u përlot në ekran. Kjo pasi ai u surprizua me videomesazhe nga prindërit e tij.

“Jemi shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese me koncertin madhështor. Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur", i tha i ati, teksa Noizy shtoi se ai është shoku i tij i ngushtë.

Nga ana tjetër mamaja e reperit u shpreh:
Mami të uron të gjitha të mirat dhe suksese në këtë sipërmarrje kaq të madhe. Jam shumë e lumtur që po realizon ëndrrat e tua për ditë e më shumë. Kjo sipërmarrje është një gjë e madhe, një përgjegjësi, një marrje kohe.
Ti po fle më tepër nëpër sendiljet e makinave dhe avionëve dhe je shumë punëtor. Të uroj të kesh një happy end. Jam shumë krenare për ty por dhe pak xheloze jam. Kur isha në shkollë, më thoshin njerëzit goca e Jakut je. U martova dhe më thoshin nusja e Baçit je. Tani që u rrite ti, më thonë mami i Noizy-t je.
Po unë kush jam, kur do të jem vetvetja? Zemra ime, bëj shaka. Jam shumë shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje me të gjithë ju bashkë. Vetëm një kërkesë siç kanë të gjithë nënat shqiptare, një nuse sepse dua të rris dhe fëmijët e tu, Lea është rritur larg meje. Zemra ime! Të uroj të gjithë të mirat e kësaj bote. Nuk mjafton fjalori i asnjë gjuhe në botë që të shprehi atë që nëna ndjen për fëmijën! Zemra ime, të dua shumë!



