Nga Shqipëria / E Enjte 14 Korrik 2022, 22:10

Lajmi i ëmbël: Çifti i njohur i showbizit bëhen prindër për herë të dytë

Çifti i njohur i showbizit, Joe Jonas dhe Sophie Turner janë bërë prindër për herë të dytë, sërish me një vajzë. Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesit e dyshes për "People".

“Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre", kanë thënë ato.

Çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Willa, në korrik 2020. Ndërkohë emri i vajzës së dytë nuk është zbuluar ende.