Një nga lajmet që ka bërë xhiro nëpër portale ditën e djeshme ishte edhe fejesa e Adelina Tahirit. Menjëherë pas këtyre thashethemeve këngëtarja nxori edhe unazën me të cilën i dashuri i saj misterioz e kishte propozuar, duke tregua se propozimi ishte bërë në Vjenë.

Meqë ajo tashmë doli hapur se është në një lidhje, ditën e sotme i ka habitur fansat kur ka postuar një foto intime duke u puthur me djalin në fjalë.

Por kjo foto nuk është pritur shumë mirë nga ndjekësit e saj të cilët kanë reaguar pak ashpër duke i komentuar ‘S’të vjen turp’ ose edhe fjalë të tjera ofenduese, të cilat Adelina i ka injoruar dhe ka vazhduar të shijojë lidhjen e saj dhe pushimet në Vjenë.


