Nga Shqipëria / E Enjte 14 Korrik 2022, 10:10

'Pse nuk i bëre surprizë Ledrit për ditëlindje?', arsyeja e Sarës do t'iu çudisë

I ftuar pak ditë më parë në "Më lër të flas" Ledri Vula tregoi se nuk i pëlqen të organizojë diçka për ditëlindje, por i pëlqejnë festat surprizë. 

Mirëpo, Ledri festoi 36 vjetorin me datë 10 Korrik dhe jo, nuk kishte festë! Nisur nga kjo ndjekësit i kanë shkruar partneres së tij, Sarës: Pse nuk ia bëre surprizë Ledrit për ditëlindje aman?

"Po ja pra ku e ke surprizën. Surpriza ishte mos me bë surprizë. Dhe Ledri u surprizua shumë", është përgjigjur Sara.