Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Korrik 2022, 21:09

Në një lidhje dashurie me Andi Artanin? Beatrix Ramosaj flet për herë të parë

Ditën e sotme Beatrix Ramosaj u përfol për një romancë të mundshme me Andi Artanin. Shkak u bë një koment i saj në një foto të ish-konkurrentit të "Përputhen", Andi Artanit, ku ky i fundit tregonte trupin muskuloz.(Lexo këtu)

Mirëpo, duke mos dashur të përflitet më shumë, Beatrix ka reaguar me një status në Twitter, ku ka treguar se nuk është në një lidhje.

"Jam single. Po fokusohem thjesht në veten time. Do filloj do ruhem. Nuk do i komentoj më as mamit se na lidhni bashkë", ka shkruar këngëtarja.