Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Korrik 2022, 14:02

Motrat Ismajli do të shoqërohen nga policia drejt gjykatës, çfarë ka ndodhur?

Gjykata themelore në Prishtinë ka kërkuar që motrat Ismajli, Adelina, Zanfina dhe Ema të shoqërohen nga policia për në gjykatë në seancën e radhës së Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Një vendim i tillë, është marrë të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi. Prokurori special Dren Paca ka deklaruar se mbetet pranë propozimit të dhënë në shqyrtimin gjyqësor më 19 janar 2022, që edhe në rigjykim të dëgjohen dëshmitaret Ismaili apo të lexohen deklaratat e tyre dhëna në polici, prokurori dhe në gjykatë.

Për seancën e radhës gjykatësi Kuçi ka deklaruar se për dëshmitaret Ismaili do të kërkohet sjellja e tyre me shoqërim nga Policia e Kosovës, ndërsa për mosrealizimin e urdhëresave të hershme ai tha do të njoftohet komandanti i stacionit policor Jugu në Prishtinë.

Kujtojmë që Triumf Riza ishte polic dhe u vra në gusht 2007. Në vitin 2006, në një nga kazinot e Prishtinës pati një përleshje midis Rizës dhe Sekiraqës për shkak të këngëtares Adelina Ismajli, e cila kishte një kohë të gjatë në një lidhje dashurie me Rizën.

Burimi: Abc News