Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Korrik 2022, 12:12

Mos vallë po lind një romancë mes Beatrixës dhe Andit? Komenti që ngjalli dyshimet

Pak kohë më parë i ftuar te “Mirage” Andi Artani shprehu pëlqimin për Beatrix Ramosaj. “Një farë simpatie e kam për të”, u shpreh ish-konkurrenti i “Përputhen”, teksa shtoi se janë dhe nga i njëjti vend.

Së fundmi, Beatrix i është përgjigjur Andit, teksa i ka komentuar në një foto ku vihet re trupi i tij muskuloz. “I Dukagjinit mo”, i ka shkruar këngëtarja.

“A është kaq e dukshme huh? Haha”, ia ka kthyer Andi. Mos vallë po lind një romancë e re?