Ditën e djeshme vogëlushja e Besit dhe Xhensilës, Ajka, festoi 4 vjetorin.

Së fundmi, Xhensila ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga festa, duke treguar se i kanë organizuar vogëlushes një festë shumë të bukur me motiv botën nënujore.

I gjithë ambienti ishte i mbushur me detaje nga filmi i animuar "Sirena e Vogël", Arieli, guacka, gaforrja dhe shumë tullumbace. Madje-madje vetë Ajka ishte veshur si sirenë.




