Rozana Radi edhe pse një personazh i njohur në Shqipëri mundohet që jetën e saj private ta mbaj larg syrit të publikut, deri sa vitin e kaluar u zbulua lidhja e saj me oficerin e policisë gjyqësore, Shpëtim Karakushin me të cilin prej kohësh këngëtarja ka nisur edhe bashkëjetesën në Tiranë.

Portreti i tij u bë i njohur vjet kur Rozana fitojë çmimin e parë në ‘Kënga Magjike’ ku dhe partneri kishte ardhur për ta mbështetur. Aty ata u fotografuan për herë të parë bashkë ku u bë zyrtare dhe lidhja e tyre.

Por ditën e djeshme Shpëtimi ka qenë konkurrent në një spektakël në Top Channel. Ai së bashku me mikun e tij kanë qenë tek “100 milionë” për të provuar fatin e tyre.

Por mesa duket Rozana nuk e kishte shoqëruar partnerin në këtë lojë, pasi kur prezantuesi i emisionit Eno Popi e pyeti Shpëtimin se nga cili i afërm ishte i shoqëruar, ai tha se nuk ishte i shoqëruar nga asnjë.




