Nga Shqipëria / E Hënë 18 Dhjetor 2017, 14:02

Partneri i këngëtares së njohur konkurron në emisionin “100 milionë”, ja për kë bëhet fjalë

Rozana Radi edhe pse një personazh i  njohur në Shqipëri mundohet që jetën e saj private ta mbaj larg syrit të publikut, deri sa vitin e kaluar u zbulua lidhja e saj me oficerin e policisë gjyqësore, Shpëtim Karakushin me të cilin prej kohësh këngëtarja ka nisur edhe bashkëjetesën në Tiranë.

Portreti i tij u bë i njohur vjet kur Rozana fitojë çmimin e parë në ‘Kënga Magjike’ ku dhe partneri kishte ardhur  për ta mbështetur. Aty ata u fotografuan për herë të parë bashkë ku u bë zyrtare dhe lidhja e tyre.

Por ditën e djeshme Shpëtimi ka qenë konkurrent në një spektakël në Top Channel. Ai së bashku me mikun  e tij kanë qenë tek “100 milionë” për të provuar fatin e tyre.

Por mesa duket Rozana nuk e kishte shoqëruar partnerin në këtë lojë, pasi kur prezantuesi i emisionit Eno Popi e pyeti Shpëtimin se nga cili i afërm ishte i shoqëruar,  ai tha se nuk ishte i shoqëruar nga asnjë.